“Aksioni nuk do ndalet”- Balliu takim organizativ me drejtuesit e Tiranës: Të bashkohet çdo qelizë opozitare, për të shpëtuar vendin nga mafia
👁679
Klevis Balliu ka zhvilluar një takim organizativ me drejtuesit e Tiranës, në kuadër të përgatitjes për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 2025-ës. Të pranishëm ishin dhe Flamur Noka me Belind Këlliçin.
Balliu shprehet se aksioni opozitar nuk duhet të ndalet në asnjë moment. Ai gjithashtu theksoi se “është jetike bashkimi i çdo qelize opozitare për të shpëtuar vendin nga mafia në pushtet”.
Postimi i Balliut:
Sot në takim organizativ me drejtuesit e Tiranës.
Aksioni opozitar nuk do të ndalet në asnjë moment.
Sot më shumë se kurrë është jetike bashkimi i çdo qelize opozitare për të shpëtuar vendin nga mafia në pushtet.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi