Aksidenti në Gjirin e Lalëzit, reagon policia: 8-vjeçarja nga Sllovakia ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat

Aksidenti në Gjirin e Lalëzit, reagon policia: 8-vjeçarja nga Sllovakia ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat

Ka ndërruar jetë në spital vajza e mitur nga Sllovakia e cila u përplas nga një automjet teksa ishte duke kaluar rrugën në Gjirin e Lalëzit.

E mitura u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ka mundur t’i mbijetojë lëndimeve.
Shtetasja minorene me iniciale S.S ndodhej në Shqipëri për pushime me familjen e saj.
Policia njofton se ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit, shtetasin iniciale G.GJ, 18-vjeç.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
 

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi