
Aksident në aksin Fier-Seman! Makina godet një karrocë dhe përfundon përmbys, plagosen dy persona! Pamje nga vendngjarja
👁4268
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Fier – Seman, pranë vendit të quajtur Hoxharë, ku një automjet tip “BMW” ka goditur nga pas një karrocë.
Nga goditja e fortë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i makinës dhe një banor i zonës, rreth 70 vjeç, i cili drejtonte karrocën.
Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit dhe disiplinimin e trafikut.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi