Ahmetaj në arrati, Berisha në arrest shtëpie/ Deputeti i PD pyet kreun e SPAK: Pse dy standarde? Ja si përgjigjet Altin Dumani

Ahmetaj në arrati, Berisha në arrest shtëpie/ Deputeti i PD pyet kreun e SPAK: Pse dy standarde? Ja si përgjigjet Altin Dumani

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka pyetur kreun e SPAK, Altin Dumani pse janë ndjekur dy standarde për dy rastet, atë të Arben Ahmetajt, i cili është në arrati dhe për Sali Berishën që është në arrest shtëpie.

Korreshi u shpreh se për Ahmetajn në Komisionin e Mandateve erdhi një dokumentacion voluminoz me 1400 faqe, më pas iu hoq mandati. Ndërsa për Sali Berishën nuk ka mbërritur asnjë dokumentacion.
Kreu i SPAK, Altin Dumani refuzoi të përgjigjej duke thënë se janë çështje në hetim paraprak dhe nuk mund të bëj asnjë koment.
Saimir Korreshi: Pse nga ana e SPAK është mbajtur dy standarde në lidhje me dy rastet e fundit,  rasti i Ahmetajt dhe zotit Berisha. Për Ahmetajn janë dërguar dokumentacionet lidhur me provat, 1400 faqe janë vënë në dispozicion të Këshillit të Mandateve dhe pastaj i është hequr imuniteti dhe marrja e masës së sigurimit. Ndërsa për Berishën është marrë masa e sigurimit dhe në komision nuk ka ardhur asnjë dokumentacion. A nuk duhet të mbajë standartizim SPAK për cështjen në fjalë?
Altin Dumani: Lidhur me pyetjen e parë, janë çështje në hetim paraprak dhe nuk mund të bëj asnjë koment dhe skam gjë për të ndarë me ju i nderuar deputet.
Saimir Korreshi: Si ka mundësi që në rastin e fundit të urdhër ndalimeve për inceneratorët nuk kemi asnjë të ndaluar? A ka ndodnjë rrjedhje informacioni nga ana juaj dhe pse nuk mbahen në survejim?
Altin Dumani: Edhe pyetje e dytë, cështja është në hetim paraprak, është hetim kompleks dhe nuk mund të ndaj asgjë. Kur të jetë momenti i përshtatshëm do ketë komunikim me mediat dhe publikun.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi