
Agjentë civilë në terren dhe kamera me rezolucion të lartë, masat e policisë për mbarëvajtjen e protestës së opozitës! Perimetër sigurie te Kryeministria
Policia e Shtetit ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë, gjatë protestës së mbrëmjen se sotme të thirrur nga kreu demokrat Sali Berisha, kundër mbylljes së platformës TikTok, për të cilën qeveria ka vendosur të bllokojë aksesin për një vit.
Në terren, sipas gazetarit Igli Çelmeta janë dislokuar 800 forca policore, ndërsa mësohet se është krijuar kordon dhe perimetër sigurie te Kryeministria.
Gjithashtu dyert e godinës së Kryeministrisë janë të blinduara me veshje metalike, ndërsa nga pas janë vendosur 5 autobote me ujë që mund të përdoren në rast nevoje.
Mësohet se në terren ndodhen edhe agjentë civile të cilët do të monitorojnë lëvizjet e protestuesve, si dhe kamera me rezolucion të lartë për të filmuar çdo shkelje.
RRUGËT E BLLOKUARA
-Nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore.
Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Shtetit ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi