“Adriana Kalaja duhet të jetë në listën e PD”- Analistët përplasen në emision, Sulo: Po e çon në qesharake! Pse kush bërtet më shumë sesa lideri duhet…

“Adriana Kalaja duhet të jetë në listën e PD”- Analistët përplasen në emision, Sulo: Po e çon në qesharake! Pse kush bërtet më shumë sesa lideri duhet…

Një deklaratë e analistit Fitim Zekthi, i cili tha se aktivistja Adriana Kalaja duhet të jetë në listën e PD për kandidatë për deputetë sepse përfaqëson vokacionin e kryetarit të PD-së, ka ngjallur debat në studion e emisionit Open në News24.

Ka qenë Arion Sulo i cili i ka kërkuar të mos e çojë në qesharake, sepse sipas tij, në krye të listës nuk mund të jenë njerëz që bërtasin më shumë se kryetari.
“Pse kush bërtet më shumë, kush thotë më shumë se lideri, është ai që duhet të jetë i dyti, apo kush ka më shumë merita?”, pyet Sulo.
Në përgjigje Zekthi i thotë se “duhen njerëz që mbrojnë tezën e kryetarit.”
Pjesë nga diskutimi:
Zekthi: Jam kundër trukeve. Partitë duhet të bëjnë një listë që përfaqëson vokacionin e kryetarit. Trump mori për nënpresident njeriun më të besuar. Në listën e PD duhet të jetë Adriana Kalaja.
Sulo: Po ti do ta çosh në qesharake
Zekthi: Tani bëjmë shaka apo gallatë. Njeriu që përfaqëson më fort sjelljen, qëndrueshmërinë…kjo është pra, nëse do politikë serioze.
Sulo: Ku e ke parë këtë mo? Pse kush bërtet më shumë, kush thotë më shumë se lideri, është ai që duhet të jetë i dyti, apo kush ka më shumë merita?
Zekthi: Cili përfaqëson më mirë ato pikëpamje.
Sulo: Nëse Berisha do të formonte kështu listën do t’i binte e gjithë narrativa politike pas 2021.
Zekthi: Jam kundër trukeve. Njeriu nuk merret ditën e fundit.
Sulo: Ore, Ali Mehmeti. Unë po flas për të rinj si Ali Mehmeti.
Zekthi: Duhen njerëz që mbrojnë tezën
Sulo: Po ta thashë këtë, Flamur Noka, Edi Paloka, Jozefina Topalli.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente