A mund të përsëritet skenari i 21 janarit në protestën e 7 tetorit? Ja si përgjigjet Agron Duka

A mund të përsëritet skenari i 21 janarit në protestën e 7 tetorit? Ja si përgjigjet Agron Duka

Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka njoftuar se do të jetë pjesë e protestës së thirrur nga opozita më 7 tetor, por shtoi se nuk është në dijeni të skenarëve për protestat.

Në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në Neës24, Duka se mosbindja civile është mospajtimi i masave me ligjet e shtetit.
“Mosbindja civile është mospagimi i taksave, bllokimi i rrugëve, aeroporteve etj. Por çështja është: a ka njerëz të gatshëm të bëjnë këtë punë? Mosbindje civile nuk është ajo që po ndodh në sallën e Kuvendit, apo djegia e disa karrigeve”, tha Duka.
Po ashtu ai nuk ka përjashtuar mundësinë që në protestën e 7 tetorit, të kemi një ripërsëritje të protestës së 21 janarit 2011.
“Nuk uroj të ketë, por edhe mund të ketë. Nuk dalin njerëz për liderin, dalin dhe për pakënaqësitë e tyre”, theksoi ai.
Ai tha se gjithçka do të varet nga protesta e 7 tetorit, duhet parë mbështetja popullore, sa njerëz do të jenë në protestë, dhe si mund të precipitojë ato.
Ndër të tjera ai tha se këtë radhë mund të ketë një reagim të fortë, edhe pse shprehu dyshime lidhur me atë që sa opozita mund të arrijë të thithë masat.
 “Kemi 12 vjet që rrimë në këmbë, duke iu referuar kështu protestave që janë organizuar nga opozita përgjatë 3 mandateve të Edi Ramës”, tha ai.
Duka u shpreh se nga sondazhet e fundit mazhoranca është në rënie, por duhet që këto vota të thithen nga opozita.
“Ne duhet të dalim me figura të reja për qeverisjen, duhet të kemi njerëz të rinj, duhet ti promovojmë”, tha Duka.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi