A do të ketë fjalime protesta e opozitës? Ja si përgjigjet ish-kryeministri Sali Berisha

A do të ketë fjalime protesta e opozitës? Ja si përgjigjet ish-kryeministri Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se skenari për protestën e opozitës të thirrur nga opozita më 7 Tetor, do të zbulur vetëm në orën 18:00, orari i përcaktuar për nisjen e tubimit.

I pyetur nëse do ketë fjalime në protestë, Berisha u shpreh se “fjalën e kanë qytetarët”, duke u shprehur se “mjer ai që provokon zemërimin e tyre”.
Berisha: Skenarin e saktë të protestës do ta merrni vesh të hënën në orën 18:00. Është konceptuar si një protestë ku qytetarët i tregojnë regjimit se janë zotër të këtij vendi.
Është kauzë që ia vlen të luftosh e sakrifikosh. Nuk do të heqim dorë prej kauzës sonë.
Kemi mision kryesor qeverinë teknike, është e drejtë që populli opozitar të presë nga opozita mbrojtjen e votës. Një opozitë demokratike nuk merr përsipër mbrojtjen me armë.
A do të ketë fjalime?
Berisha: Ditën e hënën fjalën e kanë qytetarët, fjalën e kanë politikanët, më falni, e kanë qytetarët, ata janë politikanët, ata janë zotërit e Tiranës.
Keni një mesazh për Policinë? Kush do të merret nga selia blu për mbarëvajtjen e protestës?
Berisha: Mjer ai që provokon qytetarët dhe zemërimin e tyre, ky është mesazhi ime për çdo provokator, narkokomisar, narkopolic, apo narkozyrtar. Besoj kjo ishte përgjigja për ta

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”

© Panorama.al
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente