A do ta aprovojnë kërkesën e PD-së për ngritjen e një Komisioni për hetimin e lidhjeve të politikanëve me krimin? Ja si përgjigjet kreu i Grupit të PS
👁1104
Kreu i Grupit të PS-së ka komentuar deklaratën e deputetit demokrat Edi Paloka i cili tha se Partia Demokratike do të kërkojë ngritjen e Komisionit të së Vërtetës për të hetuar lidhjet e politikës me krimin.
Peleshi, pas përfundimit të mbledhjes së Grupit të PS-së, tha se kërkesa do të shqyrtohet dhe nëse është brenda kuadrit ligjor nuk do të kundërshtohet.
“Do ta shqyrtojmë kërkesën, çdo kërkesë që do të vijë do ta shqyrtojmë, nëse bie brenda kuadrit ligjor dhe rregulloreve të Kuvendit, s’kemi pse e kundërshtojmë
Nuk mund të aludoj dhe nuk mund të flas pa pasur diçka të shkruar”, tha Peleshi.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV”
© Panorama.al
Burimi