Nov 26, 2024 | 19:34

Madhësia e tekstit:

+

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi thotë se aksioni i opozitës do të vazhdojë, por theksoi se hapat që do ti ndjekin do ti bëjmë publike rast pas rasti.

Bardhi akuzon policinë se pa asnjë shkak ka dhunuar protestuesit dhe opozitës, ndërsa theksoi se protesta është e ligjshme.
Ai tha se nëse policia do të kishte këtë agresivitet ndaj krimit do të ishin ekzekutuar masat e arrestit të dhëna nga SPAK.

“Protesta e qytetarëve ka qenë e transmetuar live, ka qenë paqësore, e ligjshme sepse policia ishte njoftuar. Pa asnjë shkak policia vendosi të dhunonte protestuesit. Ka përdorur të gjitha mjetet e mundshme që përdoren në protestat e dhunshme, ndërkohë që kjo nuk ishte një protestë e dhunshme.
Nëse do kishim këta agresivitetet ndaj krimit të organizuar, nëse do ishin në Elbasan do kishin ekzekutuar të gjitha urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK.

Policia është në shërbim të krimit dhe kundër qytetarëve. Jemi drejt një shteti që nuk njeh ligj dhe kushtetutë dhe zbaton urdhra të kundërligjshme.
Ne protestën e çuam deri në fund. Tani do ti bindemi vullnetit të qytetarëve për aq sa është e nevojshme.
Siç kemi thënë hapat tona do ti bëjmë rast pas rasti dhe media do të jetë e para që do ti marrë vesh”, tha Bardhi per News24.

© Panorama.al
Burimi