Pankarta pikante nga dita e 113-të e revoltës qytetare në Tiranë: Jemi të ndryshëm, por të bashkuar

Pankarta pikante nga dita e 113-të e revoltës qytetare në Tiranë: Jemi të ndryshëm, por të bashkuar

Qytetarët kanë nisur grumbullimin në sheshin ku mblidhen çdo ditë, për të nisur më pas marshimin drejt Kryeministrisë. Në ditën e 113-të të protestës kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, protestuesit kanë përcjellë mesazhet e tyre edhe përmes pankartave. Përveç thirrjeve kundër qeverisë, në pankarta janë evidentuar shqetësime që lidhen me korrupsionin dhe zgjedhjet. “Kur ne përçahemi, ‘Trajneri’ feston në pushtet, kur ne bashkohemi, më i fortë bëhet ky shtet!”, shkruhet në një prej pankartave, referuar kryeministrit si “trajner”. “Ilaçi kundër korrupsionit: lista të hapura, duart e pastra”, shkruhet në një prej tyre. “Fund pazareve të kryetarëve, vota u takon qytetarëve”, thuhej në një tjetër. “113, shërbim, jo propagandë” dhe “113, public service defines the state” apo “Jemi të ndryshëm, por të bashkuar”, shkruhet në...