
Panik në Sarandë/ ‘Çmendet’ burri, plagos gruan me thikë në bark, policia kërkon autorin
👁7411
Një ngjarje e rëndë është regjistruar vetëm pak më parë në qytetin e Sarandës, teksa raportohet se një grua është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar, ndërsa gruaja, e identifikuar si Miranda Budini është qëlluar me thikë në bark. Ajo është transportuar drejt spitalit të Sarandës ku mësohet se po merr ndihmën e parë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit.
Burimi:
Sot.com.al