Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Panik në Këln! Autoritetet zbulojnë 3 bomba të Luftës së Dytë Botërore në qendër të qytetit, evakuohen mbi 20 mijë banorë
👁13065
Mbi 20 mijë qytetarë u evakuuan nga qendra e Këlnit, në Gjermaninë perëndimore, pasi u zbuluan tre bomba të pashpërthyera të epokës së Luftës së Dytë Botërore që pritet të çaktivizohen gjatë ditës. Kryebashkiaku i qytetit tha se ishte “operacioni më i rëndësishëm” i këtij lloji në qytet që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Tre bombat e prodhuara në Amerikë, të zbuluara gjatë operacioneve të hënën, dy me peshë 1,000 kilogramë dhe e treta 500 kilogramë, mbajnë një detonator që aktivizohet në momentin e impaktit. Shërbimi i asgjësimit të bombave në Düsseldorf është ngarkuar me çaktivizimin e bombave....