Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Panik në ajër! Turbulenca të forta, avioni devijon destinacion, 25 të lënduar
Një avion i nisur nga Salt Lake City për në Amsterdam u godit nga turbulenca të forta, duke u detyruar të devijonte në Aeroportin Ndërkombëtar të Minneapolis-St. Paul. Si pasojë e turbulencave 25 pasagjerë pësuan lëndime dhe u dërguan në spital. Aeroplani Airbus A330-900, mund të mbajë mbi 250 persona. Departamenti i zjarrfikësve të aeroportit dhe ndihmësit mjekësorë pritën mbërritjen e avionit për të trajtuar pasagjerët e lënduar. Një pasagjer tha se njerëzit që nuk kishin vënë rripa sigurie u përplasën nëpër kabinë e më pas u rrëzuan. Kjo u përsërit disa herë dhe ishte vërtet e frikshme, treguan pasagjerët....