Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Panik në ajër, avioni me shqiptarë në bord pëson defekt gjatë fluturimit për në Tiranë! Kthehet me urgjencë në Londër, rrëfimi i pasagjerit

Një avion i “British Airways”, me dhjetëra shqiptarë dhe shtetas të huaj në bord, është detyruar të ndërpresë fluturimin nga Londra drejt Tiranës për shkak të një defekti në ajër. Avioni ishte nisur nga aeroporti Heathroë dhe kishte fluturuar për rreth një orë kur stafi njoftoi pasagjerët se kishte një problem teknik dhe se duhej të ktheheshin në Londër. Mes udhëtarëve ishte edhe pastori Paulin Vilajeti, i cili ka treguar në rrjete sociale të gjithë eksperiencën “Pas një ore fluturim me British Airways, nga Londra për në Tiranë, avioni pësoi defekt në ajër dhe u detyruam të kthehemi sërish në Heathrow. Falë Zotit Jezus, çdo gjë përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme. Zbritëm shëndoshë e mirë në tokë!”, shkruan Vilajeti. Përmes postimit të...