Panik në aeroport/ Avioni pëson defekt, pasagjerët evakuohen përmes ‘rrëshqitëseve emergjente’

Panik në aeroport/ Avioni pëson defekt, pasagjerët evakuohen përmes ‘rrëshqitëseve emergjente’

Një incident i frikshëm është shënuar të shtunën pasdite në aeroportin ndërkombëtar të Denverit, ku pasagjerët e një avioni të linjës American Airlines u detyruan të evakuoheshin me urgjencë për shkak të një defekti gjatë nisjes. Sipas autoriteteve lokale, incidenti ndodhi në bordin e fluturimit AA3023 me destinacion aeroportin ndërkombëtar të Miamit, ndërsa avioni ndodhej ende në pistë. Departamenti i Zjarrfikësve të Denverit konfirmoi se defekti ndodhi në avionin Boeing 737 MAX 8 rreth orës 14:45 me orën lokale. Në bord ndodheshin 173 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit, të cilët u evakuuan të gjithë me sukses. Një person u...