Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Pamjet/ Zelanda e Re goditet nga erërat më të forta në 10 vjet, mbyllen shkollat dhe anulohen fluturimet
👁6164
Kryeqyteti i Zelandës së Re, Wellington, është përballur me erërat më të fuqishme që nga viti 2013, duke detyruar autoritetet të mbyllin shkollat, të anulojnë fluturimet dhe të pezullojnë shërbimet e trageteve. Ndërkohë, pjesë të Ishullit Jugor kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas reshjeve intensive që zgjatën mbi 24 orë. Sipas shërbimit meteorologjik, shpejtësia mesatare e erës në Wellington arriti në 87 km/h, ndërsa në zonën bregdetare të Baring Head erërat kapën një kulm prej 160 km/h. Për këtë arsye, është lëshuar paralajmërimi më i lartë i mundshëm për erëra të forta. Zëdhënësi i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave të...