Pamjet ekskluzive/ Studentët djegin filialin e “fajdexhinjve” të IuteCredit, “fluturojnë” orenditë te zjarret në rrugë (VIDEO)
pamje-zjarret dhe protestuesti brenda iutecredit TIRANË- Tensionet vijojnë në Rrugën e Durrësit, ku protestuesit kanë ndezur zjarre në mes të rrugës. Pamjet ekskluzive të siguruara nga ZËRI tregojnë momentet kur studentët ndodhen tashmë brenda ambienteve të filialit të IuteCredit, i cili ndodhet i gjithi në flakë. Siç shihet në pamje, protestuesit nxjerrin orenditë nga ambientet e filialit dhe më pas i hedhin në zjarret e ndezura në rrugë. View this post on Instagram Situata mbetet e tensionuar, ndërsa zjarret dhe tymi kanë mbushur Rrugën e Durrësit dhe rrugën Mine Peza. Studentët vijojnë të qëndrojnë në tubim prej më shumë se katër orësh dhe pavarësisht përpjekjes së policisë për t’i shpërndarë, ata janë rikthyer dhe po vijojnë rezistencën./ZËRI
Burimi:
zeri.ai