Pamje tronditëse nga Prizreni: Kapet momenti i përleshjes brutale
Një incident i rrezikshëm ka vënë në pah ndërhyrjen e një hetuesi policor, i cili, pavarësisht rrezikut për jetën, ndërhyri për të neutralizuar një situatë të tensionuar mes disa personave të armatosur. Sipas informacioneve të bëra publike, hetuesi policor Vehap Morina ndërhyri drejtpërdrejt mes personave të dyshuar, të cilët ishin të pajisur me armë zjarri dhe thikë. Gjatë ndërhyrjes, Morina arriti t’ia largojë armën njërit prej të dyshuarve dhe të marrë kontrollin e situatës. Megjithatë, gjatë përleshjes ai u plagos me thikë. Pavarësisht lëndimit, hetuesi vazhdoi ndërhyrjen dhe nuk u tërhoq deri në stabilizimin e situatës. Ngjarja është vlerësuar si një ndërhyrje me rrezik të lartë, ndërsa veprimi i policit nxjerr në pah rëndësinë e reagimit profesional dhe vendimmarrjes në situata ku rrezikohet drejtpërdrejt jeta...
Burimi:
lajme.al