Pamje të rënda! Kujdestari i parkut vritet nga krokodili, dëshmitarët: E mbajti një orë në nofulla
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në Adventure Park, në Papua Guinenë e Re, ku një punonjës i parkut u vra nga krokodili për të cilin kujdesej. Sipas mediave të huaja, zvarraniku gjigant e kapi kujdestarin nga këmbët dhe e bllokoi me nofullat e tij. Dëshmitarë okularë thanë se krokodili e ka mbajtur viktimën për rreth një orë, derisa policia është detyruar ta qëllojë mbi 10 herë për ta çliruar. Pas çlirimit nga nofullat e krokodilit, punonjësi u transportua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë mëngjesin e së dielës si pasojë e plagëve të marra. Vizitorë të parkut kanë rrëfyer për ABC se gjithçka ndodhi kur kujdestari “afroi një pulë pranë gardhit dhe atëherë krokodili e sulmoi dhe u përpoq ta tërhiqte...
Burimi:
vizionplus.tv