Pamje dramatike nga Siçilia, dy tornado përfshijnë bregdetin dhe shkaktojnë dëme
Një tornado e dyfishtë ka goditur bregdetin perëndimor të Siçilisë, në Itali, duke shkaktuar dëme në ndërtesa, automjete dhe toka bujqësore. Fenomeni ekstrem u regjistrua të premten, më 9 tetor, pranë qytetit të Marsalës, ndërsa dy kolonat e ajrit lëvizën nga deti drejt tokës, në drejtim të zonës së Trapanit. Si pasojë e motit të keq, shkolla “Alcide De Gasperi”, në lagjen Terrenove, pësoi dëme të konsiderueshme. Ndërkohë, në Petrosino, një automjet u godit nga tornadoja dhe përfundoi në një përrua. Dy personat që ndodheshin brenda makinës mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Pamjet e regjistruara në bregdetin e Biscione, në Petrosino, pranë Sibilianës, tregojnë momentin kur tornadoja formohet mbi det dhe afrohet drejt tokës, duke përfshirë zonën...
Burimi:
ntv.al