Kënga serbe në forumin e BE/ Rama i prerë: Serbia të njohë Kosovën
Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga Brukseli për incidentin me këngën nacionaliste serbe të interpretuar në prag të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Europian, duke kërkuar që ngjarja të mos kalojë në heshtje. Gjatë pjesëmarrjes në Forumin e II-të të Zgjerimit të BE-së, Rama e nisi fjalën e tij duke dënuar interpretimin e këngës, të cilën e cilësoi si një akt pa shije nacionaliste dhe në kundërshtim me frymën që duhet të përfaqësojë një aktivitet europian. Kreu i qeverisë theksoi se heshtja përballë episodeve të tilla do të ishte një tjetër gabim, pasi sipas tij, ato rikthejnë tensionet dhe fantazitë nacionaliste të së kaluarës. Rama pranoi se ruajtja e Serbisë në rrugën europiane është e rëndësishme për fqinjësinë dhe stabilitetin në rajon, por nënvizoi se...
Burimi:
ntv.al