Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Pamje apokaliptike nga Turqia! Flakët dhe zjarri pushtojnë tokën dhe qiellin në Izmir
Turqia po përballet me një valë shkatërruese zjarresh pyjore që kanë përfshirë rajonet Izmir, Denizli, Aydın dhe Manisa gjatë 24 orëve të fundit. Në qytetin bregdetar të Izmirit, flakët shpërthyen në kufijtë e rajoneve Menderes dhe Seferihisar, duke arritur deri në zonat e banuara. Autoritetet kanë evakuuar të paktën 10 lagje, për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve të nxitura nga erërat që arritën deri në 120 km/h. Në zonën Omur në Seferihisar, një burrë i moshuar në karrocë u shpëtua në çastin kur shtëpia e tij filloi të digjej. Pas ngjarjes ai u dërgua në spital ku fatmirësisht...