Zjarri dogji katër shtëpi në Shkodër, banorja: Janë shkatërruar të gjitha, kemi mbetur me rrobat e trupit

Zjarri dogji katër shtëpi në Shkodër, banorja: Janë shkatërruar të gjitha, kemi mbetur me rrobat e trupit

Një zjarr i madh dogji mbrëmjen e djeshme katër shtëpi në Shkodër, ku fillimisht flakët janë aktivizuar në banesën dy katëshe të 51-vjeçarit me inciale L. T.
Njëra prej banoreve e shokuar ka deklaruar se nuk i ka mbetur më asgjë tjetër, pasi të gjitha gjërat janë djegur.
“Ka dëme deri në themel. Janë çarë muret. Vetëm të rrim në shi tani. Ishalla Zoti e rregullon. Në shtëpi ka qenë burri. Bombolat kanë plasur më pas. Burrin e kanë nxjerrë fëmijët e kunatit nga shtëpia. Janë djegur me frigorifer, orendi, të gjitha, edhe rrobat janë djegur”, tha njëra prej banoreve të prekura nga zjarri në Shkodër.
Më tej ajo shtoi shprehet se shkak i zjarri nuk ka qenë shpërthimi i bombolës. Ajo akuzon komshiun e saj, duke u shprehur se “Zjarri nuk ka ardhur si pasojë e bombolës, e kemi prej një skizofreni i cili punon gjithë natën duke salduar’.
“Kemi një komshi këtu, do ketë plasur ndonjë oksigjen. Andej e ka bërë ndonjë masë korrenti. Nuk ka bërë asnjë zhurmë. Nuk ka plasur bombola, absolutisht jo. Ky (komshiu) na ka djegur shtëpinë. Çdo gjë është djegur. S’kemi ku të shkojmë. Kur ka rënë zjarri ka qenë burri në banesë. Kjo nuk është prej bombolës. E kemi prej një skizofreni që punon gjithë natën duke salduar. Është djegur çdo gjë, me lavatriçe, divane, rroba, çdo gjë”, u shpreh Kola.
Si ndodhi ngjarja:
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e djeshme në Shkodër, në banesën dy katëshe të 51-vjeçarit me inciale L. T. Por flakët janë përhapur më pas edhe në tri banesa të tjera ngjitur me të, njëra prej tyre e pabanuar.
“Rreth orës 00:55, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në një banesë dykatëshe në pronësi të shtetasit L .T., 51 vjeç. Si pasojë janë përfshirë nga zjarri edhe tri banesa të tjera ngjitur me të, në pronësi të shtetasve T. K., L. K. dhe një banesë e pabanuar”, thuhet në njoftimin e policisë.
Zjarrfikësit dhe policia, pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku evakuuan banorët. Më pas është shuar zjarri, i cili ka shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.zjarr shkoder banorja
Burimi