Zhoze Murinjo i nënshtrohet operacionit, trajneri portugez reagon nga spitali

Zhoze Murinjo i nënshtrohet operacionit, trajneri portugez reagon nga spitali

Trajneri i Fenerbahçes, Zhoze Murinjo i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale të suksesshme në fshikëzën e tëmthit.
Gjithçka është kryer në vendlindjen e tij, Portugali, me klubin turk që ka konfirmuar se gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve.
Fenerbahçe i ka uruar shërim të shpejtë trajnerit, ndërsa më vonë ka reaguar edhe vetë Murinjo duke thënë se është gati për t’u rikthyer në stërvitje.
“Ndërhyrja ime ishte e lehtë, ishte një operacion i vogël. Do të kthehem në stërvitje sapo të kthehem nga pushimet, si gjithmonë. Nuk kam humbur asnjë seancë prej 25 vitesh dhe nuk kam ndërmend ta bëj tani”, ka thënë portugezi.
Murinjo synon të fitojë titullin kampion me Fenerbahçen në Turqi, por ka hasur në rivalitetin e madh të Gallatasarajit, me këta të fundit që kryesojnë me tetë pikë më shumë pas javës së 16.zhoze murinjo trajneri portugez
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente