Zgjedhjet 2025/ KQZ i bindet urdhrit të Ramës; propozon të njëjtën datë me PS
Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, pas takimit me kreun e Shtetit, Bajram Begaj në Presidencë, është shprehur se ka propozuar datën 11 Maj për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
11 Maji është data e propozuar edhe nga socialistët. Celibashi sqaroi se nuk shikojnë axhendën politike, por duan kohë për t’u përgatitur për votimet, për shkak se risi në këto zgjedhje është vota e diasporës, ndërsa votimi elektronik nuk është përcaktuar akoma nga palët se ku do të bëhet.
“Ne rekomanduam tek Presidenti i Republikës që të jetë data 11, edhe pse kjo kërkesë mund të jetë e përputhur me kërkesën e dikujt tjetër, por nuk ka lidhje.
Nuk shikojmë axhendën politike, por mundësinë që kemi në aspekt të kohës për të përgatitur zgjedhjet e ardhshme”, tha kreu i KQZ-së.
Burimi