Zgjedhjet 2025, Alimehmeti: PD nuk po bën asgjë, Rama më i avantazhuar

Zgjedhjet 2025, Alimehmeti: PD nuk po bën asgjë, Rama më i avantazhuar

Mjeku Ilir Alimehmeti ka folur lidhur me zgjedhjet parlamentar të vitit 2025. Ai thekson se Partia Demokratike ku edhe ai bën pjesë, nuk ka bërë sa duhet për tu përgatitur për zgjedhjet që po vijnë, megjithëse kanë mbetur edhe pak muaj.
Alimehmeti shprehet se ka një largim masiv të mbështetësve të Partisë Demokratike. Sipas tij, në këtë fazë është më i avantazhuar kush ka pushtetin.
“Vetë pushteti i gjatë bjerr. Kemi largim popullate masive. Sa ministra janë në burg, sa po diskutohen, sa skandale? Njerëzit nuk hanë bar. I shohin dhe spostohen. Është e vërtetë dhe ajo që PD nuk ka ndez motorët, jemi prapa garës që duhet të ishim. Megjithatë ka ende muaj. Nuk është kohë e gjatë. Koha është e shkurtër dhe duhen veprime të shpejta. Organizimin më të lartë në diaspora e dimë që e ka partia në pushtet. Do bëjmë akoma dhe më shumë. Parashikoj një tendencë në të ardhmen PS, si formë fushate, që do dekurajoj votën dhe kjo është në favor të pozitës. Duke pasur votim të ulët ekuilibron këtë ulje. Në këtë fazë kush ka pushtetin është më i avantazhuar”, tha Alimehmeti për “Report Tv”.
Burimi