Zero tolerancë për Patris Evra, ish-legjenda franceze dënohet me 12 muaj burg

Zero tolerancë për Patris Evra, ish-legjenda franceze dënohet me 12 muaj burg

Ish-legjenda franceze, Patris Evra, është dënuar me 12 muaj burg, pasi është shpallur fajtor për braktisjen e familjes së tij gjatë dy viteve të fundit.
43-vjeçari dyshohet se i ka një borxh prej 969 mijë eurosh gruas së tij Sandra Evra dhe dy fëmijëve të tyre mes datës 1 maj 2021 dhe 28 shtator 2023. Dënimi i tij u konfirmua nga zyra e prokurorit të Nanterre, ka raportuar “Le Parisien“.
Ky dënim prej 12 muajsh është pezulluar për dy vjet me ekzekutim të përkohshëm, por ish-kapiteni i kombëtares së Francës është urdhëruar që t’i paguajë 4 mijë euro gruas së tij për dëmin moral dhe 2 mijë euro për shpenzimet ligjore.
Evra ka nisur një apel kundër vendimit, ka konfirmuar gjykata, me Jerome Boursican, avokati i tij, që ka insistuar se faktet janë të kontestuara nga klienti i tij.
Sandra dhe Evra u martuan në vitin 2007 dhe kanë dy fëmijë, një djalë, Lenny dhe një vajzë, Maona.
Procedurat e divorcit u iniciuan nga futbollisti tashmë i pensionuar në vitin 2020, megjithatë ato mbetën të papërfunduara gjatë katër viteve.
Në korrik 2020, u publikuan foto të Evras duke puthur modelen daneze Margaux Alexandra, partneren e tij aktuale, ndërkohë që ai ishte i martuar me gruan e tij. Evra dhe Alexandra janë fejuar dhe që atëherë kanë pasur dy fëmijë – një djalë të vogël, Lilas dhe një vajzë.patris evra ish-legjenda franceze
Burimi