Zbulohet kush është Linda, gardiana që u filmua duke bërë seks me të burgosurin në qeli

Zbulohet kush është Linda, gardiana që u filmua duke bërë seks me të burgosurin në qeli

Një videoskandal po qarkullon sëfundmi në burgun e HMP Wandsworth në Britaninë e Madhe, pasi një gardiane është filmuar duke kryer marrëdhënie seksuale me një të dënuar.
Mediat britanike raportojnë se bëhet fjalë për Linda De Sousa, gjithashtu një modele në OnlyFans. Ajo dhe bashkëshorti i saj Nathan ishin yjet e realit shoë-t “Open House” të Channel 4: Eksperimenti i Madh i Seksit në të cilin çiftet kalojnë kufijtë e marrëdhënieve duke u izoluar në një vend luksoz. Ky serial televiziv është shfaqur vitin e kaluar.
Videoja, e cila është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, tregon gruan, e veshur me uniformë, duke kryer një akt seksual me një kriminel në një qeli burgu. Ndërkohë që gardiania bën seks me kriminelin, shoku i tij i qelisë i filmon skenat me një celular. Një televizor dhe një grumbull rrobash mbi një krevat marinari shihen në sfond ndërsa zhvillohet akti. I burgosuri që filmon aktin dëgjohet duke thënë: Djema ne kemi bërë histori, këtë po ju them. Në një moment, dikush duket se përpiqet të hyjë në qeli, ku njeriu që filmon dëgjohet duke u thënë atyre ‘më jepni një minutë, një sekondë’. Më pas i burgosuri i thotë mikut të tij të vazhdojë.
Burimi