Zbardhja e vendimit të Apelit për vulën e PD tek Berisha, reagon Basha: Do i bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë!

Zbardhja e vendimit të Apelit për vulën e PD tek Berisha, reagon Basha: Do i bëjmë rekurs në Gjykatën e Lartë!

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas zbardhjes së vendimit për vulën nga Gjykata e Apelit, e cila i kaloi PD-në Sali Berishës.
Në një postim në rrjete sociale, Basha ka paralajmëruar se vendimin e Apelit do ta çojë në Gjykatën e Lartë.
“Zbardhja e vendimit skandaloz të 11 qershorit, i hapë rrugë rekursit tonë të menjëhershëm në Gjykatë të Lartë. Ne nuk e pranojmë padrejtësinë. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Basha.

 basha berisha pdr gjykata e larte
Burimi