Zbardhet vrasja në Memaliaj/ Autori e qëlloi me sëpatë pas sherrit për gardhin, arrestohen babë e bir bashkëpunëtorë në krim
Faik Hajdini
Zbardhen detaje të reja nga vrasja e 72-vjeçarit në Memaliaj.
Mësohet se pas vrasjes, autori i krimit Berti Kanushi ka kërkuar ndihmën e Skënder e Bledar Hajdinit (babë e bir) për ta hedhur trupin në humnerë dhe fshehur vrasjen.
Dyshohet se Berti Kaushi ka kryer vrasjen e 72-vjeçarit për një gardh në territorin që kufizonin banesat e tyre.
Dy bashkëpunëtorët në vrasjen e 72-vjeçarit Faik Hajdini babë e bir janë arrestuar nga policia ndërsa autori është shpallur në kërkim.
Policia e Gjirokastrës ka zbuluar dhe vërtetuar me prova materiale krimin e ndodhur 48 orë më parë në fshatin Zhapokike 2 në Memaliaj.
Konfliktet nisën verbale dhe kulmuan me vrasjen e 72-vjeçarit me sëpatë
Alarmin për humbjen e gjurmëve të të moshuarit e dhanë familjarët e tij të cilët kishin më shumë se 48 orë pa asnjë kontakt me të.
Burimi