Zbardhet vrasja me çifte e vajzës së mitur në Tiranë, çfarë ndodhi në banesën e saj një natë më parë, i ati u përb
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë, ku një 13-vjeçare u gjet e vrarë me armë zjarri në banesë. Policia thekson sot se në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor rezulton se e mitura Kasandra Brahja dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.Uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e gjahut, me të cilën e mitura dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë. Fillimisht, u dyshua që e mitura të ishte vrarë nga ndonjë familjar i saj, të cilët u thirrën në polici për të dëshmuar.Vajza ndodhej në banesë me vëllanë dhe nusen e tij, të dy shurdhmemecë, në momentin e krimit, ndërsa 13-vjeçaren e ka gjetur i ati i tij në divan të mbuluar nga gjaku.Njoftimi i policisë:Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e djeshme ku shtetasia K. B., 13 vjeçe është shoqëruar për ndihmë mjekësore në spital nga i ati i saj, shtetasi Xh. B., ku dhe më pas ndërroi jetë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor ku në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe proceduriale (kqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve), ka rezultuar se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën shtetasi Xh. B., dispononte leje. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.Aktualitet vajza e mitur vrasja ne tirane
Burimi