Zbardhet vrasja e Faik Hajdinit në Memaliaj, si u nxit autori të kryente krimin; arrestohen 4 persona
Policia e Gjirokastrës ka zbardhur vrasjen me thikë të 72 vjeçarit Faik Hajdini të ndodhur më 20 gusht 2024 si dhe rolin e secilit prej protagonistëve që bashkëpunuan për krimin e rëndë.
Vrasja ndodhi në fshatin Zhapokikë 2 të Memaliajt dhe u nxit nga çifti që jetonte në banesën, që një gardh e ndante me banesën e viktimës.
Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa tha se në lidhje me këtë ngjarja janë arrestuar 4 persona.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Ardian Çipa, në një konferencë për mediat, ka deklaruar se autorë të krimit janë Skënder Ajdini dhe Blerti Kanushi, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim.
Personat e arrestuar:
1-Skënder Ajdini2-Bledar Ajdini3-Blerti Kanushi4-Darovi Ajdini
“Për shkak të konflikteve për motive të dobëta mes viktimës Faik Ajdini dhe bashkëshortëve Skënder dhe Darovi Ajdini, këta të fundit kanë nxitur shtetasin Blerti Kanushi 23 vjeç dhe i kanë siguruar kushtet dhe mjetet për të kryer vrasjen. Ky shtetas në bashkëpunim me Skënder Ajdinin më 19 gusht në 7 të mëngjesit kanë kryer vrasjen me thikë të Faik Ajdinit. Më pas Blerti Kanushi është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas krimit, Skënder Ajdini dhe Darovi Ajdini kanë kryer veprime për pengimin e zbulimit e të vërtetës. Bledar Ajdini, djali i çiftit ka përkrahur autorin e krimit” tha Çipa.
Burimi