Zbardhet dinamika e sherrit në burgun e Koridhalos, konflikti nisi për shkak të vapës në qeli; Xhuliano Halili merr përsipër krimin

Zbardhet dinamika e sherrit në burgun e Koridhalos, konflikti nisi për shkak të vapës në qeli; Xhuliano Halili merr përsipër krimin

Sipas mediave greke, sherri i egër ka shpërthyer pak pas orës 13.00. Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur kur zyrtarët e burgut kanë thirrur të burgosurit të hyjnë në qelitë e tyre…

Zbardhet dinamika e sherrit në burgun e Koridhalosit, ku mbeti i vdekur një shqiptar, ndërsa u plagos rëndë një tjetër.
Ndonëse fillimisht nga informacionet thuhej se pas krimit qëndronte një 46-vjeçar nga Kosova, i cili u dërgua i plagosur në spital pas sherrit, nga hetimet e autoriteteve rezultoi se ai që vrau 35-vjeçarin Alfons Ndoci dhe plagosi 46-vjeçarin Altin Vokrri, është Xhuliano Halili, të cilin Ndoci e njihte nga jashtë. Ky i fundit ka pranuar vrasjen dhe ka rrëfyer dinamikën e sherrit.
42-vjeçari Xhuliano Halili, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy shqiptarëve babë e bir, ka marrë përsipër autorësinë e vrasjes. Atij i është gjetur një thikë kuzhine, me të cilën dyshohet se kreu krimin. Policia ndërkohë po heton se ku e gjeti thikën 41-vjecari dhe cili ishte motivi i ngjarjes së rëndë.

Xhulio Halili

Ajo që është e çuditshme, është fakti që në vitin 2018, Halili ka qenë bashkëpunëtor me Ndocin gjatë arratisjes nga mjeti i transportit të të burgosurve në Portin e Pireut dhe të dy janë kapur më pas së bashku nga policia greke. Xhuliano Halili i njohur ndryshe si “Niko”, akuzohet se në nëntor 2011, në Kalamata, ka vrarë shqiptarët Fillim e Oligert Mesaja, 35 e 2 vjec, me origjinë nga fshati Caj i Kukësit. Vrasja atëherë ishte porositur nga krimineli famëkeq grek Vasilis Varelas për larje hesapesh.
Sipas mediave greke, sherri i egër ka shpërthyer pak pas orës 13.00. Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur kur zyrtarët e burgut kanë thirrur të burgosurit të hyjnë në qelitë e tyre. Disa ranë dakord dhe disa kundërshtuan për shkak të vapës së fortë. Kjo solli përplasje mes të burgosurve, e cila përfundoi me një viktimë.

Alfons Ndoci

Kush është 35-vjeçari i vrarë me thikë?
Kriminel i ashpër, vrasës, grabitës, i arratisur dhe tani i vdekur. Alfons Ndoci, ndonëse i ri në moshë, arriti në një periudhë të shkurtër kohore të përfshihej në një sërë veprash të rënda penale, përfshirë vrasjet, ku ata që ishin në dijeni flisnin për një njeri të pamëshirshëm, i cili nuk kishte asnjë shqetësim për të marrë një jetë njerëzore. Në fund të fundit, krimet për të cilat ai akuzohej janë tregues.
Ai konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë. Në vitin 2014, gjatë një grabitjeje në një dyqan në Elefsina vrau pronarin, të cilin e ekzekutoi me gjakftohtësi sepse thjesht guxoi të rezistonte gjatë grabitjes.
Në vitin 2018, ai u arratis nga mjeti i transportit të të burgosurve së bashku me 3 të burgosur të tjerë. Ngjarja ndodhi në portin e Pireut, ku po kryhej transferimi i 11 të burgosurve nga Athina në Kretë. Pak ditë më pas ai ra sërish në prangat e policisë, pas një operacioni të forcave speciale greke.
Në qershor të vitit 2023, ai u arrestua së bashku me shtetasin Gerald Jaho, pasi janë kapur me 2 pistoleta, marijuanë, 16 mijë e 207 euro dhe kartmonedha të tjera të shteteve të ndryshme, gjatë një ndjekjeje policore në Athinë. Ata ishin pikasur në një qendër tregtare nga biznesmeni Tonin Preka, i cili i kishte identifikuar si personat që i kishin grabitur 40 mijë euro në Mykonos. Policia mbërriti në vendngjarje dhe kreu një ndjekje episodike të tyre, ku Ndoci hipi në një automjet për të shpëtuar dhe përplasi disa mjete deri sa u kap.
Ndaj Ndocit kishte ndërkohë urdhër arreste në fuqi për “grabitje në bashkëpunim” dhe dy dënime me në total 3 vjet burg për “armëmbajtje nga një i burgosur” dhe “vjedhje”.

xhuliano halili1 450×450

filakes koridallou 750×479

koridallos arthrou 1
Burimi