Ylber Ramadani kalon te menaxheri i njohur, i treti lojtar shqiptar që vihet nën urdhrat e Fali Ramadanit
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, ka kaluar që nga vera e kaluar padyshim vitin më të bukur sa i përket karrierës së tij futbollistike. Fillimisht ishte prezantimi dhe afirmimi në një kampionat të njohur si ai i Serisë A. Më pas, e kishte radhën pjesëmarrja në “EURO 2024” me fanelën e Shqipërisë, ku ishte titullar i padiskutueshëm.
Paraqitjet e tij kanë sjellë vlerësime të shumta dhe për Ramadanin ka ardhur koha që të kërkojë diçka më shumë, duke parë se është në momentin më të mirë të karrierës. Ndoshta kjo është arsyeja pse mesfushori i Kombëtares shqiptare ka vendosur që në ditët e ardhshme të ndryshojë menaxher.
Që prej muajit prill, raportohet se ai ka qenë në negociata me menaxherin e njohur Fali Ramadani, i cili është një nga drejtuesit e kompanisë “LIAN Sports Group”. Mediat italiane bëjnë të ditur se në ditët e ardhshme, kur mesfushorit t’i përfundojë kontrata e përfaqësimit nga menaxherët aktualë, do të kalojë nën administrim të Ramadanit, i cili përfaqëson edhe një tjetër lojtar të Leçes e Kombëtares kuqezi, Medon Berishën.
Agjenti shqiptar ka edhe lojtarë të tjerë të njohur si klientë të tij, duke përmendur këtu Federiko Kiezën, Nikola Milenkoviç, Kalidu Kulibali, ish-portieri i Çelsit, Eduardo Mendi, Nedim Bajramin apo edhe sulmuesin e Milanit, Luka Joviç.ylber ramadani mesfushori i kombëtares shqiptare
Burimi