![Ylber Ramadani arrin akordin me Napolin, mesfushori i kombëtares shqiptare gati për hapin e madh në karrierë](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2025/01/ylber-ramadani-arrin-akordin-me-napolin-mesfushori-i-kombetares-shqiptare-gati-per-hapin-e-madh-ne-karriere_677847816422f.png-730x440-lajmidites.com.webp)
Ylber Ramadani arrin akordin me Napolin, mesfushori i kombëtares shqiptare gati për hapin e madh në karrierë
👁1433
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, po përgatitet për të hedhur një hap të madh në karrierën e tij. “Panorama Sport”, mëson se ish-futbollisti i Partizanit, ka arritur akordin me Napolin e Antonio Kontes, për 3 milionë euro.
Bëhet me dije se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e shqiptarit nga Leçe te Napoli.
Mësohet se rol deçiziv në këtë lëvizje pas lënies në stol të Ramadanit te Leçe, ka luajtur agjenti i njohur shqiptar, Fali Ramadani, që duket se po dirigjon këtë transferim, ku kanë mbetur vetëm detajet e fundit të kontratës.
Te Napoli, Ramadani do të gjejë ish-shokun e skuadrës te Partizani, Amir Rrahmani që është shndërruar në lider.ylber ramadani mesfushori shqiptar napoli
Burimi