‘Xibraka’, ‘Lazarati’, ‘nata e zezë’, mesazhet e Saimir Tahirit që do shkërmoqnin ‘bandën’ e PS-së
‘Xibraka’, ‘Lazarati’, ‘nata e zezë’, mesazhet e Saimir Tahirit që do shkërmoqnin ‘bandën’ e PS-sëAjo që presim nga Saimir Tahiri është të denoncojë se pas Lazaratit, kush i shkoi në zyrë dhe e urdhëroi për kanabizimin e gjithë venditIsh-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka vendosur të thyejë heshtjen disamujore dhe të flasë për herë të parë për media, që pas dorëheqjes nga posti, për t’i hapur rrugë hetimeve lidhur me akuzat ndaj tij, si i përfshirë në trafik droge me bandën e Habilajve.Mësohet se Saimir Tahiri do të dalë nesër në orën 10:30 në një konferencë urgjente për media, ku do të flasë për një dokument të mbërritur nga Italia, në të cilin organet e drejtësisë italiane mohojnë faktin që ish-ministri të ketë qenë nën hetim dhe të ketë lidhje me hetimin që fqinjët po i bëjnë grupit ‘Habilaj’.Në fakt, dalja e tij vjen në një kohë tepër kritike për politikën shqiptare, dhe veçanërisht për Partinë Socialiste, në gjirin e të cilës kanë shpërthyer skandale dhe përplasje të pafundme, ku kanë rënë në ‘grackë’ edhe disa prej figurave të PS, për shkak të lidhjeve me krimin dhe korrupsionin.Eksponentë të rëndësishëm të kampit të majtë janë nën hetim për lidhje me mafian. Jo kushëriri, sië pretendohet në rastin e Saimir Tahirit, por vetë vëllai i ministrit aktual të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është në burg në Itali për çështje droge.Ndaj dhe natyrshëm lind pyetja: Sa vlejnë mesazhet që do të japë nesër ish-ministri Tahiri, teksa në Partinë Socialiste kanë shpërthyer gjithë këto skandale e përplasje?Ajo që presim nga Tahiri është të denoncojë se pas Lazaratit, kush i shkoi në zyrë dhe e urdhëroi për kanabizimin e gjithë vendit.Presim nga ish-ministri të denoncojë se kush pengoi në definimin e aksionit të Xibrakës, ku u kapën mbi 100 kg kokainë. Presim nga ish-ministri të denoncojë lidhjet kriminale të deputetëve me mafian, gjatë kohës që ishte ai ministër i Brendshëm.Të denoncojë me zë të lartë atë që tha nën zë tek emisioni ‘Opinion’, ‘natën e zezë’, kur kërkohej arrestimi i tij.Për këto dhe shumë elementë të tjerë duhet të dalë ish-ministri Saimir Tahiri dhe të flasë publikisht, për të nxjerrë në sipërfaqe të gjitha skandalet dhe ‘kokat’ e politikës të përfshirë në krim e afera korruptive, deri në çrrënjosjen totale të ‘bandës’ së korruptuar politike./PamfletiKryesore Habilajt krimi e korrupsioni Partia Socialiste Saimir Tahiri
Burimi