Xhaçka ‘mollë sherri’ në Konferencën e Kryetarëve, Bardhi shpërthen ndaj Spiropalit: Ju hodhët në erë vendimin e Kushtetueses!
Konferenca e Kryetarëve
Ka nisur me debate mbledhja e Konferencës së Kryetarëve dhe shkak është bërë mandati i deputetes Olta Xhaçka.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazmnet Bardhi i është drejtuar Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali duke i thënë se kanë hedhur në erë vendimin e Gjykatës Kushtetuese me votimin e bërë në Parlament seancën e kaluar.
“Zonja Kryetare, ju personalisht kishit vendosur te injoronit vendimet e Gjykates Kushtetuese. Ju jeni kryetarja e dyte qe keni vendosur te hidhni ne ere Gjykaten Kushtetuese, duke minuar në këtë mënyre edhe bashkëjetesën me opoziten.
Ne i jemi referuar kushtetutes dhe drejtesise për çështjen e mandatit të Olta Xhaçkes. Ju na e keni mohuar këtë të drejtë dhe keni grisur vendiemt e Gjykates Kushtetuese. Venecia është organ këshillimor dhe ju e dini shumë mirë se ai nuk ka efekt detyrimor. Kjo sjellje e juaj rrezon gjith poropagandën tuaj se gjasme jeni konstruktiv dhe jeni te hapur. Kjo është propagande pasi veprimet e juaja po na pamundësojnë detyrën. Nuk ka ndodhur kurrë që Kuvendi të mos zbatoj një vendim te Gjykates Kushtetuese. Gjykata ju kerkoj që ta miratonit me shpejtësi pasi nuk ka kohë në dispozicion. Praktika juaj gjasme po pyesim Venecian, synon të shpëtojë mandatin me procedurë. Këtu nuk ka te bëjë me individin pasi për në iken një Xhaçke dhe vjen një tjetër, këtu ka të bejë me parimet kushtetuese”, tha Bardhi.
Ju kujtojmë se për herë të dytë, deputetët e PS nuk zbatuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese për dërgimin e mandatit të socialistes Olta Xhaçkës për verifikim. Pas një seance maratonë në Kuvend, 65 ligjvënës socialistë abstenuan, 9 votuan kundër dhe 25 deputetë të opozitës votuan pro.
Vetë deputetja Xhaçka nuk mori pjesë në votim edhe pse ishte e pranishme në sallë. Ndërkohë, 9 deputetët që votuan kundër ishin Jurgis Çyrbja, Bledi Çuçi, Damian Gjiknuri, Anduel Tahiraj, Paulin Stërkaj, Petro Koçi, Klodiana Spahiu, Shkëlqzim Bullari dhe Bujar Çela. Në votim nuk mori pjesë as kryeministri Rama, i cili nuk ishte i pranishëm fare në sallë.
Sapo përfundoi votimi, opozita përplasi tavolinat ndërsa e cilësoi një turp vendimin e socialistëve për të mos zbatuar urdhrin e Gjykatës Kushtetuese. bardhi spiropali
Burimi