Vrasje, arratisje dhe trafik droge; ky është shqiptari që u vra në burgun grek pas në sherrit masiv

Vrasje, arratisje dhe trafik droge; ky është shqiptari që u vra në burgun grek pas në sherrit masiv

Afons Ndoci

Afons Ndoci 35 vjeç, person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar në Greqi për vrasje, ka mbetur i vdekur mesditën e sotme në burgun e Koridhalos në Greqi.
Ngjarja ka ndodhur në sektorin nr.4 të burgut, ku mbahen të dënuar për vepra të rënda penale. Paraprakisht bëhet fjalë për një përleshje të dhunshme mes të burgosurish shqiptarë që ka shkaktuar vdekjen e Ndocit dhe plagosjen e Altin Vokrri 46 vjeç nga Gjakova e Kosovës. Forca të shumta policore kanë mbërritur në burgun e Koridhalos për normalizimin e situatës ndërkohë që kanë nisur hetimet për ngjarjen e rëndë.

Ndoci konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë. Në vitin 2014 gjatë një grabitjeje në një dyqan në Elefsina vrau pronarin, të cilin e ekzekutoi me gjakftohtësi sepse thjesht guxoi të rezistonte gjatë grabitjes.
Në vitin 2018 ai u arratis nga mjeti i transportit të të burgosurve së bashku me 3 të burgosur të tjerë. Ngjarja ndodhi në portin e Pireut, ku po kryhej transferimi i 11 të burgosurve nga Athina në Kretë. Pak ditë më pas ai ra sërish në prangat e policisë, pas një operacioni të forcave speciale greke.
Në qershor 2023 ai u arrestua së bashku me shtetasin Gerald Jaho, pasi janë kapur me 2 pistoleta, marijuanë, 16 mijë e 207 euro dhe kartmonedha të tjera të shteteve të ndryshme, gjatë një ndjekjeje policore në Athinë. Ata ishin pikasur në një qendër tregtare nga biznesmeni Tonin Preka, i cili i kishte identifikuar si personat që i kishin grabitur 40 mijë euro në Mykonos. Policia mbërriti në vendngjarje dhe kreu një ndjekje episodike të tyre, ku Ndoci hipi në një automjet për të shpëtuar dhe përplasi disa mjete deri sa u kap.Ndaj Ndocit kishte ndërkohë urdhër arreste në fuqi për “grabitje në bashkëpunim” dhe dy dënime me në total 3 vjet burg për “armëmbajtje nga një i burgosur” dhe “vjedhje”.afons ndoci greqi
Burimi