Vrasja e biznesmenit Reçi, Dervishi: Një polic trajnohet t’i zgjidhë konfliktet qytetarëve, por vetë vepron ndryshe
Gazetari Ferdinand Dervishi ka folur lidhur me vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi në Tiranë.
Ai e ka cilësuar si një ngjarje tepër të rëndë, për faktin se vjen nga dora e një efektivi policie, i cili është i trajnuar për të zgjidhur konfliktet e qytetarëve.
“Vrasja e Reçit ishte një ngjarje e rëndë. Shoqëria ka besim te Policia, kur sheh policinë qytetari mendon se është i mbrojtur. Kurse këtu kemi të kundërtën, një polic që ka kryer vrasje, kjo është e rëndë, shumë e rëndë si ngjarje”, u shpreh Dervishi për “Report Tv”.
Ai shtoi se teksa efektivi trajnohet që t’i zgjidhë konfliktet në mënyrë ligjore dhe të drejtojë qytetarët në zgjidhje mosmarrëveshjesh, del se vetë polici i zgjidh ndryshe nga ajo çfarë është trajnuar.
“Kemi një polic që është i trajnuar për të zgjidhur konfliktet e qytetarëve sipas ligjit dhe që e ka zgjidhur ndryshe”, tha gazetari.
Burimi