“Vrasësit lirohen me urdhër të Ramës”, Berisha akuza SPAK: Dumanët dhe Krajat armiq të egër të opozitës!

“Vrasësit lirohen me urdhër të Ramës”, Berisha akuza SPAK: Dumanët dhe Krajat armiq të egër të opozitës!

Teksa vijon “maratonën” e tij të fjalimeve nga dritarja e banesës ku ndodhet nën masën e arrestit, në fjalimin e tij të përnatshëm Sali Berisha nuk i ka kursyer akuzat dhe sulmet ndaj institucioneve të drejtësisë, e konkretisht ndaj SPAK.
Duke e quajtur SPAK “Skrap”, Berisha tha se qeveria përdor organizatat kriminale, si “Skrapi,” për të mbrojtur krimin elektoral dhe për të siguruar vazhdimësinë e pushtetit.
Ndërsa tashmë është i pandehur nga SPAK dhe po hetohet për korrupsion, Berisha ka përmendur “vjedhjen masive të pasurive publike dhe lirimin e kriminelëve”, duke thënë se mafia dhe krimi kontrollojnë vendin për përfitimet e tyre.
“Në këtë vend me urdhër të Edi Ramës, lirohen vrasës, çlirohen nga krimet e tyre makabre. Në këtë vend vidhet ditën për drekë në paratë e qytetarëve, dhjetëra, qindra, por ndodh dhe miliarda euro. Pasuritë publike, grabiten, plaçkiten nga soji dhe sorollopi i Edi Ramës dhe ministrave të tij”, deklaroi ai.
Berisha tha më tej se Shqipëria është një vend me një drejtësi të kontrolluar. Duke sulmuar prokurorët e posaçëm, ai tha gjithashtu se Dumanët dhe Krajat janë armiq të egër të opozitës dhe demokracisë që sipas tij sillen njëlloj si paraardhësit e tyre në diktaturë.
“Dumanët, Krajat, këta armiq të egër të opozitës dhe demokracisë sillen njëlloj si paraardhësit e tyre në diktaturës. Skrapi kjo organizatë kriminale është bërë mburojë e krimit elektoral, me qëllimin e vetëm që të sigurojë vazhdimin e pushtetit të krimit. Shqipëria është një vend pa drejtësi dhe me një drejtësi të kontrolluar.
Sot tre drejtuesit kryesorë të opozitës janë të burgosur ose në procese politike, sepse kriminelët e Skrapit të partisë zbatojnë urdhrat politikë të Edi Ramës, i cili nuk mund të fitojë kurrë ndryshe, por vetëm duke burgosur kundërshtarët e tij politik”, tha Berisha.berisha akuza spak vrases rama
Burimi