Vllaznia për turp në “Loro Boriçi”, shkodranët mpsohten me poker dhe largohen nga Europa pa nisur mirë

Vllaznia për turp në “Loro Boriçi”, shkodranët mpsohten me poker dhe largohen nga Europa pa nisur mirë

Pas Tiranës edhe Vllaznia i ka thënë lamtumirë Ligës së Konferencës. Shkodranët janë mposhtur në “Loro Boriçi” nga Valuri me rezultatin 0-4.
Islnadezët kaluan në avantazh në minutën e 13. Sigurdson me një gjuajtje jashtë zonës zhbllokuan rezultatin.
3 minuta më vonë, miqtë dyfishuan shifrat me Trygvason, i cili përfitoi nga mefshtësia e mbrojtjes shkodrane.
Në minutën e 36, Valuri gjeti edhe golin e tretë. Gabim i pafalshëm i shkodranëve në mbrojtje. Stojanoviç dhe portieri Qarri nuk u koordinuan me njëri-tjetrin dhe aty përfitoi Patrik Pedersen që me majën e këmbës shtyu topin në rrjetë.
Në minutën e 68 erdhi edhe goli i katërt i islandezëve me një tjetër dhuratë. Topi në thellësi shkoi lehtësisht te Haraldson i sapofutur në fushën e lojës, me Stojanoviç që e harroi të lirë dhe sulmuesi e falënderoi duke mposhtur Qarrin.
Në turin e dytë kualifikues, Valuri do të ndeshet me skocezët e St. Mirren.vllaznia valur liga e konferencës
Burimi