Video-skandali i Gjicit, Karamuço bën deklaratën e fortë: Në Morinë ka ndodhur e njëjta ngjarje, por fshihet prej dy vitesh

Video-skandali i Gjicit, Karamuço bën deklaratën e fortë: Në Morinë ka ndodhur e njëjta ngjarje, por fshihet prej dy vitesh

Eksperti i Kriminalistikës Ervin Karamuço ka komentuar video-skandalin e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici.
Ai tha se në pikën kufitare të Morinës, në ambientet policore ka ndodhur një ngjarje e njëjtë me të. Karamuço shprehet se kamerat fiksuan këtë moment, u dërguan në disa institucione dhe më pas u mbajt e fshehur për 2 vite.
“Në Kukës, ka ndodhur një ngjarje e përafërt me atë që i ndodhi ish-kryebashkiakut që sot është në burg, por ka ndodhur në një ambient policor, në Morinë, tani kamerat që ishin vendosur për një hetim dhe e fiksuan dhe këtë moment. Kjo kamerë brodhi disa institucione derisa u tha që nuk do ta prekim këtë moment se do plasi ndonjë skandal. Edhe u la e kyçur për dy vjet”, tha Karamuço.
Eksperti u shpreh se kamerat inteligjente që do të vendosen në 20 qytete të Shqipërisë, do të identifikojnë përveç fytyrave dhe targat e falsifikuara.
“Ne kemi pasur një situatë shumë kaotike të vendosjes së kamerave, qoftë nga institucionet shtetërore, qoftë nga institucionet private. Madje në institucionet shtetërore, janë vendosur kamera spiune që janë për llogari të qeverive dhe vendeve jo mike.
Madje, edhe në aeroportin kryesor të vendit, janë vendosur kamera spiune dhe janë hequr me urgjencë. Në 2015, ne filluam ta rregullojmë, por nuk e rregulluam dot. Madje, bandat për shkak se kanë më shumë para në xhep, kanë filluar të përqasin teknologjitë më të fundit, që ai 1 km larg të merr fytyrën dhe me sistemet që ka, ta nxjerrë direkt se kush je.
Këto kamera do të identifikojnë, pastaj njohin jo vetëm të fytyrave të regjistruara, por dhe të kamerave, si në Britani. Makina do të identifikohet që në hyrje të Tiranës që është me targa të falsifikuara, ose po hyn me armë për të vrarë një person, po hyn me eksploziv për ta vënë diku”, tha ai për “Abc News”.
Burimi