Vetëplagoset me armë zjarri 15-vjeçari në Lezhë
Një 15-vjeçar në Milot dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me armë zjarri tip pistoletë.
Adoleshenti me inicialet B.H dyshohet se ka gjetur një pistoletë dhe e ka marrë atë në banesë. I mituri e ka pastruar armën dhe në këtë moment, aksidentalisht është plagosur në këmbë.
15-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
“Më datë 28.06.2024, në vendin e quajtur Fushë Malbardhë, njesia Administrative Milot, dyshohet se aksidentalisht është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi i mitur 15 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15 vjeçari kishte gjetur një armë zjarri Pistoletë tip TT dhe e kishte marrë në banesë. Dyshohet se duke e pastuar, aksidentalisht është vetëplagosur në këmbë jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip Pistoletë TT. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet hetimore për dokumentimin ligjor të rastit. Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton polici.lezhe vteplagosje arme
Burimi