Vetëm një destinacion për Elseid Hysajn, skuadra duhet të garantojë 4.2 mln euro për mbrojtësin kuqezi

Vetëm një destinacion për Elseid Hysajn, skuadra duhet të garantojë 4.2 mln euro për mbrojtësin kuqezi

Elseid Hysaj duhet të vendosë çfarë duhet të bëjë në vijimin e këtij sezoni dhe jo vetëm. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, ka edhe një vit e gjysmë të mbetur kontratë me Lacion, klub nga i cili përfiton një rrogë relativisht të lartë prej 2,8 milionë eurosh në sezon.
Klubi e ka nxjerrë përkohësisht jashtë planeve, duke mos e regjistruar në kampionat dhe Europë, teksa po kërkon që t’i gjejë një sistemim të ri. Por pakkush mund të përballojë rrogën e Hysajt dhe sipas mediave italiane, i vetmi destinacion që mbetet për momentin për mbrojtësin është Arabia Saudite.
Nga përtej Adriatikut raportojnë se ka pasur interes për lojtarin, por nuk është konkretizuar ende asnjë lëvizje e tillë. Gjithsesi, çdo klub që kërkon Hysajn duhet të garantojë minimalisht që ai do të përfitojë të njëjtën shifër sa merr aktualisht te Lacio, pra 4,2 milionë euro për pjesën e mbetur të kontratës së tij me klubin bardhekaltër për një vit e gjysmë, që të sigurojë firmën e mbrojtësit shqiptar.elseid hysaj mbrojtësi i kombëtares shqiptare
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente