Vdekja e Gert Bogdanit, politika shpreh ngushëllimet: Jemi të tronditur!
Ndarja e papritur nga jeta e ish-deutetit të PD Gert Bogdani, ka sjellë reagimet dhe ngushëllimet e politikës, jo vetëm nga radhët e PD.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-deputetit demokrat, Gerti Bogdani.
Kreu i PL Ilir Meta, ka shprehur ngushëllimet e tij ku vlerësoi dhe aktivitetin politik të Gert Bogdanit. Të tronditur dhe me keqardhje kanë reaguar kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali, Ervin Salianji, Lulzim Basha etj.
Edi Rama: Keqardhje për ndarjen kaq të parakohshme nga jeta dhe ngushëllime bashkëshortes e familjes Bogdani”, shkruan Rama.
Ilir Meta:Thellësisht i trishtuar nga lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-deputetit të Partisë Demokratike, Gert Bogdani. I paharruar kujtimi i tij! Të prehet në paqe!
Elisa Spiropali: Dhimbje e thellë për ndarjen nga jeta të kolegut tonë, ish-deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, babait, bashkëshortit, birit, Gerti Bogdani. Na trondite me ikjen tënde, Gert! Ike shumë i ri, vetëm 44 vjeç!Ngushëllime nga zemra familjes!U prehsh në paqe!Të ndrittë shpirti”.
Lulzim Basha: Jam i tronditur nga lajmi për largimin e papritur e të parakohshëm nga jeta të mikut dhe bashkëpunëtorit tim Gerti Bogdani. Ngushëllimet e mia më të ndjera familjes në këto orë të vështira. Mendimet dhe lutjet e mija janë me ta në këtë dhimbje të madhe.
Një shpirt i lirë dhe i përkushtuar ndaj të tjerëve, një politikan i talentuar dhe me vlera, Gerti shërbeu me pasion dhe integritet në funksionet e tij publike, duke nderuar Partinë Demokratike me përfaqësimin dinjitoz brenda dhe jashtë vendit.
Në këtë ditë zie, kur familja ka humbur njeriun e saj më të shtrenjtë, demokratët kujtojnë me respektin më të madh modelin e intelektualit konsensual dhe njërin nga përfaqësuesit e tyre më të përkushtuar, dhe unë një mik të paharrueshëm. U prehtë në paqe!
Ervin Salianji: E pabesueshme, kjo ikje pa kohë Gert! Tronditës lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta i mikut dhe ish-kolegut Gerti Bogdani. Një nga djemtë më të mirë në Partinë Demokratike, një nga të rinjtë më energjik dhe kontributor i palodhur që nga Forumi Rinor dhe deri në Parlamentin e Shqipërisë! Ngushëllime të sinqerta Edlirës, familjes dhe miqve! Prehu në paqe Gerti.
Fatmir Mediu: Është shokuese, miku im prej vitesh Gerti Bogdani, deputet i Partisë Demokratike, ish kryetar i FRPD një njeri me cilësi të veçanta njerëzore ndërroi jetë.
Të gjithë jemi pa fjalë, kjo është dhimbje e madhe. Zoti i dhëntë forcë Edlirës dhe fëmijëve, prindërve dhe vëllait të Gertit në këtë moment shumë të vështirë. Prehu në paqe miku im pranë Zotit që ti besoje aq shumë.vdekaj e gert bogdanit
Burimi