Vajza e Mirush Kabashit kujton të atin e ndjerë: Mjekët gabuan me diagnozën, e kuptuan shumë vonë

Vajza e Mirush Kabashit kujton të atin e ndjerë: Mjekët gabuan me diagnozën, e kuptuan shumë vonë

Në përvjetorin e ndarjes nga jeta të aktorit të njohur shqiptar, Mirush Kabashi, vajza e tij, Mendi Kabashi, ka ndarë disa nga emocionet dhe kujtimet për të atin dhe luftën e tij me kancerin.
E ftuar në studion e programit “Kjo Javë” në Neës24, Mentri tregoi se aktori u diagnostikua gabim nga mjekët shqiptarë dhe kur u kuptua saktë nga sa ai vuante, ishte shumë vonë.
“U kap në një fazë shumë të vonë dhe nuk u diagnostikua në kohë, nuk dua ta them, por do e them, nga doktorët shqiptarë. U diagnostikua në mënyrën e gabuar dhe Mirushi nuk është sot mes nesh sepse shumë gjëra u bën gabim këtu. U trajtua në Turqi, fillimisht pati një diagnozë të gabuar, kur shkuan te e sakta, ishte shumë vonë”, rrëfeu ajo.
Po ashtu, vajza e aktorit të mirënjohur tregoi se ai nuk u mposht nga sëmundja në asnjë moment dhe e mbajti të fshehtë për një kohë të gjatë nga familja.
“Sëmundja nuk e mposhti në asnjë moment. Ai edhe kur e dinte, e fshehu nga ne që ne mos ta kishim atë barrën, por ne humbëm njeriun që donim më shumë. Mori të gjithë barrën vetë dhe e kaloi me sporitivitet sëmundjen e rëndë, doli në skenë, e harroj edhe vetë për një kohë.
Babi ka qenë shumë neglizhent për shëndetin. U mor me gjithçka dhe më të gjithë dhe la vetën pas dore. Paçka gjithë përpjekjeve të time mëje që ai të kujdesej dhe të shkonte në kontrolle, e kapi në fazë të fundit kancerin”, tha ajo.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente