“Un e riktheva në punë… nuk e fuste në rend dite Likja”/ Ilir Meta del te dosja e Suel Çelës, sa u pagua për emërimin e Pajtime Fetahut?

“Un e riktheva në punë… nuk e fuste në rend dite Likja”/ Ilir Meta del te dosja e Suel Çelës, sa u pagua për emërimin e Pajtime Fetahut?

Suel Çela fundos Ilir Metën, si ndërhyri deri në KLD për Pajtime Fetahun…

Banda e Suel Çelës duket se i ka shtrirë tentakulat kudo, nga pushteti vendor te gjykatat, prokuroritë dhe madje te ish-Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme tregohen shumë episode nga aktiviteti i grupit kriminal, i cili mbështetej nga gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu. Në një rast, SPAK tregon një bisedë që zhvillohet mes kreut të grupit, Suel Çela (Marjus Lulaj) dhe gazetarit Artan Hoxha.
Çela kërkon të fusë mik Hoxhën te gazetari Saimir Kodra, pasi ky i fundit kishte nxjerrë te emisioni STOP shumë shkelje të gjyqtares. Por aty del dhe emri i Ilir Metës, dikur kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Bisedat zhvillohen në “Sky Ecc” në datë 03.03.2020, kur Meta ishte ende President Republike.
“Më datë 03.03.2020 Marjus Lulaj komunikon me Artan Hoxhën të cilit i shkruan “…desha te pys…me ate sajmirin e stopit ke mohabet…ke shum…apo thjesht?…me ka kerku nje mikesha ime ndim…esht gjygjtare elbasan…i bie ne qaf ai…pantime fetahu…pajtime…i ka kap ana keqe…e sulmoi ai…ajo e denoncoi…e kshu me rradh…ai denonco ajo kallzim gjykqt…e ka kap personale pak… vetem mos meret me me ate…
Mir zotni…un e riktheva ne pun kte…se nuk e fuste ne rend dite Likja…kur ishte kreu klgi (KLD)…esht burrnesh…bahet copash per te ndimu… ti ske nevoj per kta por si dihet ta kerkon nai mik…”, thuhet në mesazh.

Nëse i hyjmë më thellë çështjes, faktet tregojnë se në shkurt të vitit 2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë pezulloi nga detyra dhe filloi procedimin disiplinor për gjyqtaren e Elbasanit, Pajtime Fetah. Pezullimi i erdhi pas publikimit në emisionin investigativ “Stop” me 31 janar 2017, të një numri përgjimesh ku gjyqtarja kërkonte 2 mijë euro për lirimin e një të burgosuri.
Në shtator të po atij viti, Prokuroria e Krimeve të Rënda pushoi çështjen penale për gjyqtaren, me arsyetimin se nuk u provua përfshirja në korrupsion. Me mbylljen e dosjes, Pajtime Fetah kërkoi rikthimin në sistem si gjyqtare, rikthim që kalonte përmes Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Nga maji 2017 deri në maj 2018, KLD-ja nuk përfshiu në rendin e ditës kërkesën e Pajtime Fetah. Por para se KLD të shkrihej, Meta ka bërë qokën e fundit. Ai e rikthen atë në sistem dhe nga sa del në biseda, ka ndërhyrë Suel Çela. Nuk e dimë se çfarë pazaresh janë bërë, por duket qartë se krimi i ka shtirë tentakulat deri në nivelin më të lartë të drejtësisë. /Pamfleti

800 0 kld ilir meta 1025×570 e1543391792677

767
Burimi