![UEFA publikon renditjen e klubeve europiane, City kryeson listën; Reali dhe Bayern mbyllin “Top 3”](https://lajmidites.com/wp-content/uploads/thumbnails/2024/07/uefa-publikon-renditjen-e-klubeve-europiane-city-kryeson-listen-reali-dhe-bayern-mbyllin-top-3_66916627284b9.webp-730x440-lajmidites.com.webp)
UEFA publikon renditjen e klubeve europiane, City kryeson listën; Reali dhe Bayern mbyllin “Top 3”
UEFA ka publikuar renditjen e re të klubeve europiane, në bazë të koeficientit që ato kanë arritur të koleksionojnë gjatë këtyre 4 sezoneve të fundit.
Vendin e parë vazhdon ta mbajë gjigandi anglez, Manchester City, ndërsa pas tij vjen Real Madridi dhe Bayern Munchen. Pesshja mbyllet me Liverpool dhe çuditërisht Romën, e cila ndodhet para skuadrave si PSG, Dortmund, Inter, Milan, United e të tjerë.
Një tjetër fakt interesant është se një ekip si West Ham, që sezon pas sezoni lufton për mbijetesën në Premier Ligë, pozicionohet në vendin e 16-të, duke pasur një koeficient më të lartë se Barcelona që ndodhet në vendin e 18-të, ose Arsenal që ndodhet në të 19-in.
Në fakt, kjo vjen edhe për arsyen se një sezon më parë ata fituan Ligën e Konferencës, çka i bëri londinezët të fitonin shumë pikë dhe të ngjiteshin shumë në renditje.city
Burimi