U zu në pritë nga disa persona, plagoset me armë 35-vjeçari shqiptar në Itali; dyshohet për larje hesapesh

U zu në pritë nga disa persona, plagoset me armë 35-vjeçari shqiptar në Itali; dyshohet për larje hesapesh

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një shqiptar është plagosur me armë zjarri nga disa persona në Itali.
Mësohet se 35-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ende, është plagosur rëndë me tre plumba pas një konflikti me një grup personash, në një lokal në Itali. 
Sipas mediave italiane, mësohet se konflikti i shqiptarit me grupin tjetër ka nisur pas një debati të ashpër dhe më pas këta të fundit e kanë ndjekur rrugëve të qytetit me makinë. Sipas mediave italiane, 35-vjeçari shqiptar u zu në pritë nga disa persona.
Policia po heton ngjarjen, teksa dyshohet se konflikti ka të bëjë me larje hesapesh.
Ndërkohë, 35-vjeçari pa precedent penal, ka mbetur i plagosur në duar, në këmbë dhe brinjë teksa ndodhet në spital.
Ndërsa autorët u arratisën dhe u zhdukën pas të shtënave që ndodhën pak pas orës 20:00.
Burimi